Kukësi fiton ndaj Laçit, Luftëtari fundos Kastriotin dhe i largohet fundit

Diel, 28 October 2018 17:23

Braziliani William Cordeiro ka nderuar skuadrën e Kukësit në transfertën e vështirë ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. 25-vjeçar shënoi golin e vetëm të takimit pasi një mori një asist perfekt nga Shafik në minutën e 60-të dhe me cilësitë e një numri 9 fals realizoi golin që i vlejti 3 pikë skuadrës verilindore..

Ky është një sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu, pasi e dominoi përgjithësisht në lojë kundërshtarin, që me këtë disfatë merr një tjetër goditje të rëndë fill pas humbjes me Teutën.

Kurbinasit, që një javë më parë mbanin rekordin e skuadrës së pamposhtur, tashmë janë kthyer me këmbë në tokë, por gjithsesi qëndrojnë në vend të katërt me 16 pikë, 1 më shumë se Teuta dhe Flamutari.

Për herë të parë në këtë sezon Luftëtari del nga zona e ftohtë e renditjes. Skuadra gjirokastrite mori një fitore me shumë peshë 0-2 në transertë me Kastriotin, një kundërshtar direkt për mbijetesën. Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani befasoi krutanët në fillim të  pjesës së dytë me golin e Vasil Shkurtajt, pas krosimit të Rolovicit nga e djathta e sulmit.

Në fakt, Kastrioti zhvilloi një pjesë të mirë në “Redi Maloku”, ku iu afrua golit me Mziun, por reagimi i Ruçit ishte për t’u vlerësuar. Skuadra e Stavri Nicës, që në këtë debutim të tij me Kastriotin nuk ishte në stol për arsye pezullimi, tentoi të kthente ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk qe e aftë për të shkuar deri te goli, madje pësoi edhe të dytin në minutën e 83-të. Më këtë humbje duket se Kastrioti i minimizon shanset për mbijetesë, edhe pse deri në fund të sezonit ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

Luftëtari me këtë fitore parakalon Kamzën në renditje dhe barazohet me Tiranën në kuotën e 9-pikëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...