Suarez dhe Barcelona turpërojnë Real Madridin

Diel, 28 October 2018 18:36

Në mungesë të njeriut kryesor, Lionel Messit, sulmuesi Luis Suarez ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar het-trik në për t’i ndihmuar Barcelonës ta shkatërrojë Real Madridin 5-1 në La Liga në El Clasicon e parë të sezonit të ri në “Camp Nou” të dielën.

Uruguaiani Luis Suarez bëri ndër performancat e tij më të mira në vitet e fundit kundër rivalit të përjetshëm të Barcelonës, Real Madridit duke e bërë po ashtu, pothuajse të pashmangshme, shkarkimin e Julen Lopeteguit.

Kjo humbje e dërgon skuadrën e Lopeteguit në vendin e nëntë në La Liga, me shtatë pikë më pak se lideri Barcelona.

Në një El Clasico pa prezencën e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për herë të parë në dekadën e fundit, i pari i lënduar ndërsa i dyti tani lojtar i Juventusit, katalonasit nuk e çanë kokën dhe e nisen furishëm takimin.

Philippe Coutinho realizoi për 1-0 në minutën e 11-të, pas një super aksioni të përcjellë me pasimin fantastik të Jordi Albas.

Vetëm njëzet minuta më vonë, Luis Suarez e dyfishoi epërsinë duke realizuar nga penalltia, të cilën e fitoi edhe falë ndihmës së VAR-it, pasi gjyqtari dha penallti vetëm pasi u konsultua me video asistentin e referit.

Skuadra e Ernesto Valverdes e kontrolloi takimin duke pasur posedim shumë të lartë të topit, 62%, krahasuar me 38% të vizitorëve.

Mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me reagimin më pozitiv të mundshëm, duke u rikthyer në lojë falë Marcelos, i cili shënoi për 2-1 pas një topi të kthyer, vetëm pesë minuta brenda pjesës së dytë.

Madridi e uli dukshëm dominimin e vendasve në 15 minutat e para të pjesë lojës së dytë, një përpjekje e tyre që nuk zgjati shumë megjiithatë

Gjërat kanë mundur të merrnin kahje krejtësisht tjetër, sikur Luka Modric të ishte me më fat, kur e goditi shtyllën kur akrepat shënuan një orë lojë.

Por, Suarez, në formë fantastike në këtë takim, ia ktheu me monedhë të njëjtë Modricit, ku goditur shtyllën, para se të realizonte për 3-1 rreth 15 minuta para përfundimit të takimit. Ai e paraboloi portierin Thibaut Courtois në stil të Messit.  

Uruguaiani e kompletoi het-trikun dhjetë minuta para fundit, derisa për ta fundosur Real Madridin u përkujdes i sapo futuri në lojë, Arturo Vidal, i cili realizoi golin e pestë për Barçën dhe të parin të tij në El Clasico.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për skuadrën e Lopeteguit, që e dërgon atë në pozitën e nëntë me 14 pikë, shtatë më pak se Barcelona, që është në krye të La Ligës.

Ky mund të jetë fundi i pashmangshëm i trajnerit spanjoll, vetëm disa muaj pasi e mori drejtimin e gjigantit madrilen. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...