Ylli argjentinas Lionel Messi, i cili gjatë ndeshjes me Sevilla-n theu krahun e djathtë, ka befasuar sot stafin teknik të Barcelonës, kur është paraqitur në stërvitje.
Pesë herë fituesi i trofeut “Topi i Artë”, është paraqitur në stërvitje për ndeshjen e radhës në kampionat dhe siç raportohet nga klubi Messi ka filluar të kryejë stërvitje lëvizshmërie, në një seancë që është zhvilluar në fushën 2. Bashkë me kapitenin janë trajnuar Gerard Pique dhe Jordi Alba, dy nga lojtarët, që trajneri Ernesto Valverde nuk i ka grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Kupës së Mbretit, kundër Cultural Leonesa.
Barcelona, dhjetë ditë më parë bëri një parashikim 3-javor për rikthimin e yllit të saj, i cili u diagnostikua me frakturë në krahun e djathtë.