Shkarkimi i Lopeteguit, Real i detyruar të paguajë miliona euro

E mërkurë, 31 October 2018 16:37

Klubi i Real Madrid është skuadra me më shumë trofe të fituar në botë, por këtë herë mund të vihet në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër. Shkarkimi i Lopetegui-t rrezikon t’i kushtojë shumë presidentit Florentino Perez.

 Siç thekson “Mundo Deportivo”, në karrierën e tij si president, Perez ka shpenzuar rreth 25 milionë euro në dëmshpërblime dhe likuidime për trajnerët që kanë drejtuar skuadrën deri tani.

Por lamtumira e Lopetegui mund të transformohet në shkarkimin më të shtrenjtë të epokës Perez. Në fakt, nëse ish-trajneri i Spanjës nuk do të pranojë ta prishë kontratën dhe të presë skadencën e saj në 2021-in, Perez do të ishte i detyruar të paguante 36 milionë euro për një trajner që do ta përfitojë këtë shumë pa punuar. Një rekord i vërtetë, që Perez shpreson të mos realizohet.

Login to post comments