Klubi i Real Madridit konfirmon mungesën e Marcelos, i cili u dëmtua në klasiken me Barcelonën.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mbrojtësi brazilian nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Santiago Solari deri në mes të nëntorit.
“Marcelo është diagnostikuar me një dëmtim muskular në këmbën e tij të djathtë dhe do të mungojë disa ditë”, njoftoi klubi madrilen.