Debutimi në pankinën e Realit të Madridit ka shkuar ashtu siç pritej për Santiago Solarin, me Los Blancos që ka kaluar lehtësisht 0-4 Melilla.
Në takimin e vlefshëm për fazën e 1/16-ave të Kupës së Mbretit, rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të kur pas një asistimi nga Alvaro Odriozola, realizoi Karim Benzema. Në fund të pjesës së parë rezultati u dyfishua me golin e Marco Asensios, i cili u asistua nga Viniciues Junior.
Goleada e "Los Blancos" vijoi edhe në minutën e 79-të, Alvaro Odriozolas, që tundi rrjetën dhe dërgoi shifrat në 3-0 pas asistit të Viniciues. Rezultatin përfundimtar e vendosi Cristo Ramon Gonzalez Perez në fundin e takimit.
Takimi i kthimit është programuar për tu zhvilluar më 5 dhjetor, një 90 minutësh që për Realin pritet të jetë thjeshtë një formalitet.