Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, iu është përgjigjur kritikave të bërë ndaj Thomas Strakoshës, pas ndeshjes me Interin që përfundoi 0-3 në favor të zikaltërve.
Sipas De Biazit, portieri shqiptar ka treguar se është një portier i madh. Për teknikun italianin, Strakosha është një ndër portierët e rinj më të mirë në Itali. Nuk mungojnë as ironitë ndaj Donarumës, që është konsideruar si portierin me të ardhme të madhe.
“Unë mendoj se Thomas në sezonin e kaluar ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha, se është një portier i madh por është ende i ri. E kam parë të përmirësuar në lojën me këmbë, por duhet të luajë vazhdimisht dhe të bëjë eksperiencë. Nuk më duket se ka portierë të tjerë të rinj që kanë bërë më mirë, mjafton të shohësh Donarumën”, ishin fjalët e De Biazit për “Radio Sei”.