Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kaloi pak kohë më farë, Selena Gomezin, duke u bërë personi më i ndjekur në “Instagram”. Portugezi ndiqet nga 144.3 milionë njerëz, duke u bërë “mbreti” i rrjeteve sociale.
Por sa fiton Ronaldo për një postim në “Instagram”? Sipas “Forbes”, 33-vjeçari fiton rreth 650 mijë euro për postim. Një shifër e “çmendur” dhe e paimagjinueshme për shumicën e popullsisë.
Në vend të dytë për nga fitimet për një postim qëndron braziliani Nejmar me 515 mijë euro, ndërkohë që Lionel Mesi mban vendin e tretë me 430 mijë euro për një postim.