Përpjekjet për ta ndryshuar faqen e Wladimir Klitschkos në Wikipedia, bën që Tyson Fury të përjashtohet nga kjo faqe
Tyson Fury ka thënë se është përjashtuar nga Wikipedia pasi bëri disa ndryshime në faqe që i dedikoheshin Wladimir Klitschkos.
Fury ka konfirmuar se përjashtimi nga Wikipedia erdhi pasi që ai sabotoi faqen e rivalit të tij.
Fury arriti një fitore të madhe kundër Klitschkos më 2015 por përpjekjet e tij për ta sabotuar faqen e ukrainasit duket se nuk janë pritur mirë nga kjo enciklopedi online.
I pyetur nga BT Sports nëse thashethemet për faqen e Klitschkos janë të vërteta, Fury tha: Po është e vërtetë, derisa jam i përjashtuar nga Wikipedia”.
“Nëse dëshironi që të redaktoni profilin tim, mundeni”. “E kam bërë sepse kam dashur ta provojë këtë, sepse është një sajt publik, të gjithë mund të shkruajnë çfarë të duan aty. Nëse ju dëshironi që ta ndryshoni profilin tim, mund ta bëni”.
“Kurrë nuk kam bërë redaktim të timit sepse unë jam kampion, dikush e bën për mua dhe unë shkruaj kur pensionohem. Nuk jam pensionuar ende”.
“Kështu që do t’ia ndryshojë përsëri kur të jetë aktive ashtu sikurse do të bëjnë të tjerët derisa unë të pensionohem”. Kjo luftë e boksierëve duket interesante pasi që dikush ka ndërruar të dhënat e fundit të Fury janë nga Alabama, duke akuduar se kundërshtari i radhës i tij është Deontay Wilder.
“Ndoshta kjo ka ardhur nga Londra”, ka thënë Fury me humor, duke bërë që të gjithë të qeshin pasi që Wilder që është kampion në WBA, IBF dhe WBO i kërkon rrahje mbretit Anthony Joshua.