Maskimi për Halloween i lojtarit të Bayern Munich, nuk ka shkuar ashtu siç ai mund ta priste, pasi prej saj janë prekur shumë persona të cilët kanë reaguar ndaj tij dhe klubit.
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Rafinha ka kërkuar falje për veshjen e tij mbrëmjen e djeshme, ku ishte veshur si arab, ndërsa në duar mbante dy kuti që kanë pamjen e pakove me eksploziv. Pas reagimeve ndaj kësaj maske, klubi bavarezë është detyruar të fshi foton nga Twitter.
“Halloween është një festë e frikshme me kostume të ekzagjeruara. Nuk kisha qëllim të zemëroja asnjeri me maskimin tim ose të lëndoja ndjenjat e dikujt”, shkruan lojtari si ndjesë ndaj atyre që janë fyer apo lënduar.
Këtë deklaratë e ka shpërndarë edhe vetë klubi në Twitter.