Trajneri i madh: Ronaldo ndryshoi Juventusin

E Enjte, 01 November 2018 22:41

Sipas mendimit të trajnerit legjendar të “Zonjës së Vjetër”, Marcello Lippi, portugezi Christiano Ronaldo ka ndryshuar Juventusin që nga moment që ai u transferua nga Real Madrid.

Ronaldo i ktheu kurrizin skuadrës së Real Madrid gjatë verës, duke u transferuar te Juventus në një transaksion me vlerë £105 milionë, që shkundi botën e futbollit në çdo cep. Një transferim që ka justifikuar përtej çdo pritshmërie, me portugezin që ka shënuar 7 gola me bardhezinjtë në 12 ndeshje, duke ndihmuar Juventusin të udhëheqë klasifikimin në Serie A. Përveç çdo argument, edhe trajneri Lippi mendon se lëvizja e CR7 ka funksionuar maksimalisht për “Zonjën e Vjetër”. Gjithsesi legjendari i bardhezinjve mendon se Juventus ka nënshkruar me një Cristiano Ronaldo tërësisht të ndryshëm nga ai që shënonte breshëri golash te Real Madrid 3 vite më parë.

“Juventus e bleu në momentin e duhur. Impakti i tij është i jashtëzakonshëm. Nëse bardhezinjtë do ta kishin blerë atë 3 vite më parë, ai do të kishte patur shumë herë më pak ndikim se sa ka tani”, deklaroi Lippi për “Courier Dello Sport”. Ndërkohë, Ronaldo vijon të jetë pretendent kryesor për trofeun e “Topit të Artë”.

Golat dhe performanca e tij për Real Madrid, duke udhëhequr madrilenët drejt trofeut të tretë radhazi të Champions League, e bëjnë atë të jetë mes kandidatëve kryesorë për çmimin. “Padyshim që e dua këtë trofe të gjashtë të Topit të Artë. Do të gënjeja nëse do të thoja të kundërtën”.

Login to post comments