Interesimi i Liverpoolit në Iker Muniain ka hapur derën për Xherdan Shaqirin që të largohet nga klubi.
Sulmuesi spanjoll thuhet se ka qenë objekt i një oferte nga “The Reds” për të kaluar në Anfield Road kur kontrata e tij përfundon në fund të sezonit me Athletic Bilbaon.
Kryesisht lojtar i krahut të majtë, por i aftë të luajë kudo dhe gjithashtu si mesfushor sulmues, Muniain do të forcojë më tej sulmin tashmë të shkëlqyer të Jurgen Kloppit, i cili u përmirësua në fillim të këtij viti me ardhjen e Xherdan Shaqirit në merkaton e verës nga Stoke City.
Shaqiri ka luajtur deri më tani katër ndeshje që kur i është bashkuar anglezëve, por në qoftë se arrihet një marrëveshje me Muniainin, ka të ngjarë që 27-vjeçari shqiptar do të largohet nga anglezët.
Talksport raporton sot se trajneri gjerman mund të sakrifikojë Shaqirin për të garantuar nënshkrimin e Muniainit, për të cilin kanë shfaqur interesim edhe Bayern Munich dhe Interi.
Ndërkaq, Athletic shpreson të zgjasë kontratën e spanjollit pas përfundimit të këtij sezoni, edhe pse 25-vjeçari mund të tundohet nga oferta e Liverpoolit