Ish-kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo ka dhënë mendimin e tij për skuadrat favorite në Champions League.
Befasi në përzgjedhjen e Pirlos është mungesa e Real Madridit, kampionëve në fuqi të kësaj gare, shkruan tabloidi britanik "metro".
Pas largimit të Ronaldos, “Los Blancos” momentalisht po kalojnë një krizë të madhe në rezultate e cila solli edhe shkarkimin e trajnerit Lopetegui.
“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite në Champions League
39-vjeçari në vitin 2017 mbylli karrierën e tij në futbollin aktiv.