Humbja e fundit me Skënderbeut i ka kushtuar Partizanit në disa aspekte. Përveç dorëzimit të vendit të parë dhe pezullimit të Ardit Hilës nga kartonët e verdhë, me këtë disfatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega humbën edhe mundësinë e përfitimit të premios së majme të vënë nga presidenti Gaz Demi pas fitores 1-0 me Kukësin në javën e tetë.
50 mijë euro është shuma që u ka ikur të kuqve nga duart pas humbjes me Skënderbeun.