Video Assistant Referee (VAR) do të jetë pika më e rëndësishme për diskutim në takimin e së martës mes aksionarëve dhe klubeve të Premierligës, ku mund të merret vendimi nëse do të përdoret kjo teknologji sezonin tjetër.
Drejtuesit e Premierligës do t’i informojnë klubet se si kishte shkuar testimi i VAR-it në disa ndeshje të Premierligës, vetëm disa ditë pasi kishte ndodhur disa incidente kontroverse në ndeshjet mes Southamptonit dhe Ëatfordit, si dhe mes Fulhamit dhe Liverpoolit.
Charlie Austin i Southamptonit kishte protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit për t’ia anuluar golin e dytë të skuadrës së tij, që do të ishte edhe goli i fitores, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1 në stadiumin St Mary.
Trajneri i Southamptonit kishte qenë po aq i zhgënjyer me vendimin e gjyqtarit dhe kishte pretenduar se futbolli anglez kishte mbetur ende në kohët primitive, pasi që ende nuk e kanë përfshirë teknologjinë e re, VAR-in.
Edhe trajneri i Fulhamjit, Slavisa Jokanovic, e kishte kritikuar gjyqtarin që e kishte anuluar golin e shënuar nga ekipi i tij, vetëm disa sekonda para se Mohamed Salah ta shënonte golin e parë të ndeshjes për Liverpoolin.
Klubet e Premierligës kishin votuar kundër përdorimit të VAR-it këtë sezon të Premierligës, kur ishin takuar në prill. Por, pas takimit, kjo teknologji u tregua mjaft e suksesshme gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi.
Një takim i ngjashëm do të mbahet edhe të martën, kur mund të merret vendimi nëse Premierliga do t’i bashkohet Francës, Gjermanisë, Italisë e Spanjës për përdorimin e VAR-it në ligë.