Mbyllja e javës së 13 të Kategorisë Superiore solli një tjetër humbje për skuadrën e Flamurtarit, e cila u mund minimalisht në transfertën korçare, ndërsa tani do të shfrytëzojë pushimet për të “karikuar bateritë”.
Këtë fundjavë skuadrat e Superiores kanë kohë edhe të “lëpijnë plagët” e pjesës së deritanishme të kampionatit, pasi është koha e ndeshjeve të kombëtares.
Kështu do të bëjë edhe klubi vlonjat i futbollit, i cili renditet në vendin e gjashtë për momentin, me 19 pikë, por e sheh të keqen edhe jashtë vetes, siç ka bërë në sezonet e fundit. Dhe “gjuha vete ku dhemb dhëmbi”, pikërisht tek arbitrimet e “bluzave të zeza”, të cilat sipas tyre kanë qenë tendencioze dhe të gabuara.
Në tri ndeshje përqendrohet edhe denoncimi i kuqezinjve të Vlorës për fazën e dytë të kampionatit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ i shoqëruar me videot e ndeshjeve përkatëse, bregdetarët tregojnë gabimet e gjyqtarëve në dëm të kuqezinjve. Gjithkush mund t’i shohë me qetësi këto pamje dhe të japë mendimin e tij nëse kemi të bëjmë vërtet me “gabime njerëzore”, sikurse bën ironi klubi vlonjat, apo vazhdon tendenca anti-Flamurtar e sezoneve të shkuara.
Postimi i Flamurtarit:
“Pa koment po sjellim gabimet “njerëzore” nga arbitrat për ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë:
Flamurtari F.C – KF Teuta
Flamurtari F.C – FC Luftëtari
FK Skënderbeu – Flamurtari F.C