Juventus kërkon zëvendësuesin e Can, shenjëstron yllin e Barçës

E mërkurë, 14 November 2018 18:59

Transferimi te Barcelona nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Arturo Vidal.

Kiliani nuk po arrin të gjëj hapësira nën urdhërat e Ernesto Valverde dhe për këtë po mendon largimin. Një situatë që mund të fusë në lojë Juventusin, që preferon të kthejë në shtëpi Vidal-in, ndërkohë që edhe dëmtimi i rëndë i Emre Can shtyn bardhezinjtë të mbyllin operacionin.

31-vjeçari u bashkua me Barcelonën këtë verë, por është preferuar si titullarë në vetëm dy nga 12 javët e para të La Ligës. Blaugranët shpenzuan 18 milionë euro për mesfushorin këtë verë nga Bayerni i Mynihut, i cili tre vjet më parë e kishte blerë atë nga Juve.

Me bardhezinjtë ai fitoi katër tituj kampion në Seria A dhe arriti në Finalen e Ligës së Kampionëve me "Zonjën e Vjetër" para se të bashkohej me Bayernin në vitin 2015.

Login to post comments