Shqipëria do kërkojë fitoren në përballjen ndaj Skocinë dhe në këtë mënyrë do të mbyllë me 3 pikë aventurën në Ligën e Kombeve.
Panucci në këtë përballje do luajë të gjitha kartat, “gjithçka për gjithçka”. Për këtë arsye, italiani kërkon me çdo kusht fitore dhe kjo arrihet duke sulmuar kundërshtarin, i cili në ndeshjen e vajtjes fitoi me rezultat të pastër 2-0.
Stafi teknik i ekipit kombëtar ka nisur piketimet e lojtarëve që pritet të hidhen në fushë nga minuta e parë.
Pa dyshim surpriza më e madhe është modili i lojës pasi Panucci ka zgjedhur të luajë vetëm me tre mbrojtës ku do të aplikojë skemën taktike 3-5-1-1.
Në repartin e avancuar Uzuni pritet të luajë sërish si titullar.
Dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë do të zhvillohet ditën e shtunë ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Panorama Sport|” ka publikuar formacionin e mundshëm të ideuar nga Panucci në përballjen ndaj Skocisë: