Debatet në rrjetet sociale, deklaratat e shumta në televizione e ironitë e njëpasnjëshme duket se kanë vajtur në fund, me rrugët që përballen në dyert e gjykatës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk i ka duruar deklaratat e ashpra të deputetit Erion Braçe dhe i është drejtuar bluzave të zeza për të gjetur të vërtetën. Sipas një statusi në rrjetin social "Facebook" të Procesit Sportiv, Duka e ka paditur deputetin socialist për shpifje dhe dëmtim imazhi. Tashmë përfaqësuesit ligjor të kreut të FSHF-së kanë nisur një detejë ligjore ndaj Braçes.
Pra rasti i teknikut të kombëtares shqiptare Christian Panucci, i cili hodhi në gjyq ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, nuk do të jetë i vetmi rast ku futbolli "ngatërrohet" me politikën. Gjyqi i ri do të jetë mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe deputetit të PS-së, Erion Braçe.