Kampionati italian është ndërprerë për t’i lënë vend ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo ndalesë shfrytëzohet edhe për të bërë bilancet e para.
Sot është publikuar formacioni më i mirë i Serisë A për 12 javët e para.
Plot 4 lojtarë të Juventusit janë pjesë e formacionit më të mirë të Serisë A. Ndjek Napoli me 3 futbollistë, por surprizat e vërteta të këtij formacioni janë portieri dhe sulmuesi kryesor. Kështu, portieri më i mirë është ai i Parmës, Luigi Sepe, ndërsa në majë të sulmit, polaku i Genoas, Krysztof Piatek, i cili kryeson edhe listën e golashënuesve.