Panuçi nuk dorëzohet: Solla ide të reja

Hënë, 19 November 2018 14:41

Kristian Panuçi duket se nuk dorëzohet as pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Skocisë. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes ndaj Uellsit, ai  shpreh se do të mbetet trajner i Shqipërisë pasi ka një kontratë, dhe deri në momentin që i thonë të largohet, ai nuk jep dorëheqjen.

 “Qëndrim në Kombëtare? Pyetjen duhet t’ia bësh Dukës jo mua, unë do të jem trajneri deri sa të më thonë që nuk jam, punoj me seriozitet e qetësi, duke u munduar që të mbaj ekuilibrin.

Ka disa të vërteta që nuk ka interes të thuhen, duhet të zgjidh problemet e ekipit dhe kjo është e gjitha.

Siç thashë pas ndeshjes me Skocinë, jam unë përgjegjësi absolut i këtij momenti, kush thotë që një vit më parë skuadra nuk bënte mirë. E gjeta ekipin të katërtin, e çova të tretin në grup. Pastaj viti 2018 është negativ. Askujt nuk i intereson dhe nuk i ka interesuar që të thuhet se një vit, një vit e gjysmë i mungojnë të paktën 6-7 lojtarë këtij ekipi, nuk i intereson askujt, duke menduar se jemi Gjermania, Brazili.

Gjermania është e fundit, i shkreti Lëv. Duke marrë në konsideratë që lojtarët që thërras, nuk luajnë as me klubin, kjo nuk i ka interesuar askujt. Se në 2016 Shqipëria shkoi në europian dhe duhet të shkojë çdo vit, jam i bindur se kur mund të jenë të gjithë lojtarët, i gjithë grupi, ky ekip mund të shkojë në europian, e meqë unë jam përgjegjësi i këtij momenti të vështirë. U mundova të sjell një ide në këtë vit për futbollin, sidomos për Ligën e Kombeve se ishin skuadra të nivelit tonë. E meqë mendjemëdhenjtë nuk ndryshojnë ide, nuk kam asnjë problem të them se duhet të ndryshojmë, të ndryshojmë plotësisht. Sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën, nuk kam kohë t’i jap kondicionin fizik ekipit. Nuk kam kohë të sjell të tillë dhe duhet të bëjmë diçka ndryshe se historia thotë një të vërtetë tjetër. E meqë nuk jam budalla, duhet të ndryshoj se po vazhduam kështu, unë vë në vështirësi lojtarët”, u shpreh Panuçi.

Login to post comments