Largimi i Panuccit, Duka: Nuk është në dorën time

Tuesday, 20 November 2018 18:28

Qëndrimi ose jo i Christian Panuccit është kthyer në një çështje në kombëtaren shqiptare. Rezultatet negative dhe loja e dobët kanë bërë që drejt italianit të vërshojnë kritika të shumta.

Megjithatë, fjalën e fundit e ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili do të vendos për të ardhmen e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit dhe Romës. Gjithsesi, deri në këto momente, Duka nuk ka marrë një vendim konkret.

"Po ndodh një ndryshim brezash. Ata që e kanë përjetuar një emocion, e kanë të vështirë të motivohen sërish. Në futboll, dhe kudo mbahen mend rezultatet. Është e vështirë të flasësh për performancë pa rezultate. Në Izrael, pashë që ka një ndryshim. Panucci? Është e vështirë të më kërkosh mua një mendim për Panuccin. Do flas si drejtues, sepse nuk mund ta analizoj. Ka goxha gjëra për të korrigjuar, edhe pse ka dëshirë për të punuar, ka pasur një karrierë të madhe si futbollist."-tha Duka.

Deklaratat Duka i bëri në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...