Kristiano Ronaldo mund të ishte lojtar i kuqezinjve të “Milanit”

Tuesday, 20 November 2018 18:16

Kristiano Ronaldo mund të ishte lojtar i kuqezinjve të “Milanit”. Ish-administratori i “Milanit”, Marko Fasone, në një prononcim për “Il Sole 24 Ore” ka zbuluar se ka pasur bisedime konkrete. Por ishte pikërisht Fasone që bindi presidentin Li të hiqte dorë nga ylli portugez.

Fasone nuk është më pjesë e klubit teksa u largua pas dështimit të “Milanit” që nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampioneve. Ish-administratori tregon gjithashtu se nuk ka kontakte prej shumë kohësh me ish-presidentin Li.

“Është e vërtetë. Janghong Li dëshironte të merrte Kristiano Ronaldon te ‘Milani’. Zoti Li dëshironte të merrte CR7 pasi ndjente se kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Lojtari dëshironte të largohej nga Madridi.

Ne jemi takuar në korrik 2017 me menaxherin e tij, Mendes, për të verifikuar kostot dhe gatishmërinë e lojtarit. Pastaj unë e binda të hiqte dorë nga ëndrra: Ronaldo kushtonte shumë. Unë mendoj se “Milani” u drejtua nga një bord i shkëlqyer drejtuesish. Bëmë 20 milionë euro më shumë në qarkullim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...