Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, vazhdon me ecurinë pa humbje

Diel, 25 November 2018 16:34

Pas tri barazimeve radhazi, Arsenali i është kthyer përsëri fitoreve, duke e mposhtur Bournemouth si mysafir me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua sot në “Vitality Stadium”, në xhiron e 13-të në Premierligë.

Arsenali nuk di për humbje që 11 ndeshje në Premierligë, dhe sot arriti t’i marrë tri pikë të rëndësishme si mysafirë.

Me këtë fitore Arsenali është ngritur në kuotën e 27 pikëve në pozitën e pestë, një pikë më pak se Chelsea në të katërtin, kurse Bournemouthi mbetet në pozitën e tetë me një pikë se Manchester Unitedi në vendin e shtatë.

Arsenali kalo në epërsi në pjesën e parë falë autogolit të Jefferson Lermas nga radhët e Bournemouthit.

Joshua King e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e fitores në minutën e 67’ për t’ia dhënë skuadrës së tij tre pikë.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi rivalin e qytetit, Tottenhamin, kurse Bournemothui luan si mysafir ndaj Manchester Cityt. 

Login to post comments