Policia e Tiranës ka arrestuar portierin e Partizanit Alban Hoxha. Mësohet se portieri i Partizanit është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George Ë Bush”.
Në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.
Hoxha është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim, nëse do të marrë masën “detyrim paraqitje”, ose arrest shtëpie.