Rasti ‘Ramos’, prestigjiozja spanjolle kujton Jashanicën

E mërkurë, 28 November 2018 10:51

Që UEFA vepron me dy standarte kjo tashmë dihet dhe për këtë mjafton të shikosh dënimin shembullor që i dha Skënderbeut duke e përjashtur nga kompeticionet europiane për 10 vite vetëm në sajë të dyshimeve të ngritura nga kompanitë e basteve për shkak të luhatje të koeficientëve gjatë ndeshjeve të korçarëve në Europë në sezonin 2015-2016, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Për të vënë në dukje edhe njëherë faktin që qeveria e futbollit europian përdor dy standarte në skualifikimet apo dënimet që jep kanë menduar mediat spanjolle dhe më konkretisht ato që qëndrojnë pranë klubit të Barcelona. Media e famshme gjermane Der Spiegel referuar zbulimeve të platformës Football Leaks pak ditë më parë bëri publik lajmin tronditës se kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos përpara finales së Champions League ndaj Juventusit në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret pasi është në listën e barnave të ndaluara në kontrollet e antidopingut.

Megjithatë, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe e Europa League ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut. Kështu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet. Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Prestigjiozja spanjolle, “MundoDeportivo”, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luaj futboll. Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit trajtohen si “të njerkës” ndërsa të mëdhenjtë si “të nënës”.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 12:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...