​Buffon: Liverpooli e ka sulmin më të mirë në Evropë

E mërkurë, 28 November 2018 11:50

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, e ka lavdëruar sulmin e ekipit kundërshtar të tij, Liverpoolit, duke thënë se ata e kanë sulmin më të mirë në Evropë.

Buffoni do të kërkojë ta mbajë portën e tij të paprekur në ndeshjen që zhvillohet sonte mes PSG-së dhe Liverpoolit në Parc des Princes. Italiani mund të bëhet portieri i tretë në histori të kësaj garë që arrin ta mbajë portën e paprekur për 50 ndeshje.

Megjithatë, ai vlerëson se nuk do ta ketë aspak të lehtë ta bëjë një gjë të tillë pasi që do të përballet sonte  me sulmin më të mirë në Evropë, i cili përbëhet nga Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

 

Edhe vet PSG-ja ka një sulm mjaft të mirë, ndër më të famshmit në Evropa. Në skuadrën e tyre janë Edinson Cavani, Kylian Mbappe dhe Neymari. Skuadra e PSG-së ka arritur t’i shënojë 11 gola në katër ndeshjet e fazës së grupeve të zhvilluara deri më tani në Ligën e Kampionëve.

“Liverpooli ka një skuadër me të vërtetë të mirë, por mua më pëlqejnë veçanërisht lojtarët e tyre në fazën e sulmit. Me Salahun, Manen dhe Firminon, ata ofrojnë shumë shpejtësi dhe kreativitet dhe, natyrisht, ata janë mjaft të rrezikshëm”, ka thënë Buffon.

“Gjatë karrierës sime, unë gjithmonë kam dëshiruar ta testojë vetën kundër rivalëve më të mirë dhe për momentin, me të vërtetë nuk mund ta gjesh ndonjë skuadër në Evropë që ka sulm më të mirë se Liverpooli”.

Humbja mund t’i japë fund shpresave të dy skuadrave për ta kaluar fazën e grupeve, ndërsa me fitore Liverpooli mund ta sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër, nëse në të njëjtën kohë fiton edhe Napoli kundër Crvena Zvezdas.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte një nga ndeshjet më interesante deri më tani në këtë sezon, pasi që Roberto Firmino kishte arritur t’ia siguronte fitoren skuadrës së Jurgen Kloppit në minutat e fundit, me rezultat 3-2. 

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...