Bota e futbollit me sytë nga Dublini, pas 1 ore hidhet shorti për eliminatoret e Euro 2020

Diel, 02 December 2018 10:49

Pas një ore, në mesditë, në orën 12:00, në Dublin të Irlandës do të nisë rrugëtimi për në Euro 2020, pasi do të hidhet shorti për fazën eliminatore të këtij kompeticioni. Të 55 përfaqësueset europiane, të ndara në 6 vazo të ndryshme, do të njohin sot kundërshtarët e tyre në rrugën drejt Euro 2020, ndërsa pas shortit do të formohen 5 grupe me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.

Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e 4-t dhe “kryqëzon gishtat” për një short të favorshëm, për të synuar për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në këtë eveniment.

Për herë të parë në eliminatore do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila pasi kreu një fushatë shumë të mirë në ligën e Kombeve, është gati të synojë një objektiv më madhor.

Kosova bën pjesë në vazon e pestë dhe ashtu si Shqipëria, do të lutet për të mos u përballur me kundërshtarë shumë të fortë në vazot paraardhëse.

Ndarja e 55 Përfaqësueseve sipas vazove, para shortit:
Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...