Zbulohet se kush qëndron prapa shkarkimit të Jose Mourinhos

Tuesday, 25 December 2018 12:43

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, kishte vendosur ta shkarkonte Jose Mourinhon nga pozita e trajnerit pasi që një nga yjet e skuadrës së “Djajve të kuq” e kishte telefonuar për t’ia kërkuar këtë gjë.

Tani ka kaluar një javë që nga dita kur Mourinho u shkarkua nga pozita e tij në Manchester United dhe çdo ditë e shumë po zbulohen më shumë detaje për shkarkimin e tij 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit.

Mourinho kishte menduar se ai do të takohej me Woodwardin në qendrën stërvitore, Carrington, për të diskutuar për transferimet gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo ishte habitur kur e kishte kuptuar se ai po shkarkohej nga puna e tij.

 

Një ditë para se ky lajm t’i bëhej e ditur Mourinhos, bordi i drejtorëve të Manchester Unitedit kishin mbajtur një takim ku e kishin diskutuar të ardhmen e trajnerit në këtë klub, duke vendosur ta largojnë portugezin.

E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se klubi e kishte marrë këtë vendim pasi që disa ditë më parë, Woodward kishte marrë një telefonatë nga njëri ndër yjet e skuadrës së Manchester Unitedit, i cili i kishte kërkuar shkarkimin e Mourinhos.

Emri i këtij lojtari nuk është bërë i ditur, megjithatë raportohet se ai ishte një nga lojtarët kyç në skuadrën e “Djajve të kuq”.

Në vendin e Mourinhos tani ka ardhur përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi do të kthehet në pozitën e trajnerit të klubit ku kishte qenë deri një javë më parë, Molde, në maj të vitit 2019. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...