Sokol Cikalleshi nuk po kalon një moment të mirë tek klubi i tij, Goztepe dhe mund largohet që në janar.
Sipas gazetës turke “Fanatik”, klubi i tij është duke menduar që të largojë disa lojtarë. Përveç sulmuesit kavajas, Cikalleshi, më të mund të largohet edhe shoku i tij i skuadrës, Yoan Gouffran.
Sipas trajnerit, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për të vazhduar të jetë pjesë e klubit, shkruan telegrafi.
Karriera e Sokol Cikalleshit nuk ka pasur ritme pozitive së fundmi. Ai e ka humbur vendin e tij në kombëtaren shqiptare që drejtohet nga Cristian Panucci. Ai tani duhet ta gjejë një skuadër para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.