Problemet për Ronaldin në lidhje me akuzën për përdhunim sa vjen bëhen edhe më të mëdha.
Një lajm i bujshëm është publikuar në prestigjiozen amerikanen Wall Street Journal, e cila njofton se Policia e Las Vegas ka lëshuar një urdhër për të siguruar një kampion ADN-je nga ylli portugez Christiano Ronaldo.
Sipas gazetës autoritetet kërkojnë të verifikojnë nëse mostra e ADN-së së futbollistit të Juventusit përputhet me atë të gjetur në fustanin e 34-vjeçares Kathryn Mayorga, që e akuzon Ronaldon për përdhunim.
Kërkesa tashmë i ka mbërritur sistemit italian të drejtësisë. Ngjarja me modelen amerikane Mayorga që pretendon se është përdhunuar nga Ronaldo me 13 qershor të vitit 2009 duket se do të rikthehet bujshëm në vëmendje.