Kazoushi Mirua, një emër ndoshta i panjohur për ditët e sotme, por ai është një futbollist që ka rinovuar kontratën në moshën 51-vjeçare. Shumë pak mund ta besonin që dikush mund të luante në këtë moshë futboll, kur shumica e lojtarëve shkojnë maksimumi 38-vjeç, në mos 40-të.
I njohur ndryshe edhe si King Kazu, ai ka thyer rekordin që më parë e mbante ish-portieri i Bërton Albion, Kevin Pole. Ai e ndërpreu futbollin e luajtur në moshën 51-vjeçare,në vitin 2014-të.
Ai ka rinovuar edhe për një vit, dhe do të luajë futboll deri sa të shkojë 52-vjeç me ekipin e Jokohama në “J2 Ligue” të Japonisë. Mirua, ka qenë pjesë e skuadrës së Xhenoas në Seria A në sezonin 1993-1994, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Santosit në Brazil.