Xherdan Shaqiri po kalon një formë të shkëlqyer te Liverpool, duke fituar jo pak zemrat e tifozëve.
Së fundmi, ylli kosovar i kombëtares së Zvicrës ka dhuruar spektakël në stërvitjen e "The Reds". Gjatë stërvitjes me top, 27 vjeçari ka befasuar shokun e skuadrës që ishte në ndjekje të sferës, duke ia kaluar topin mes këmbëve.
Episod ky që ka shkaktuar të qeshura mes të besuarve të Jurgen Klopp, që shpreson të ruajnë këtë harmoni deri në fundin e kampionatit.