FIFA analizon mundësinë e Botërorit 2022 me 48 ekipe

Hënë, 21 Janar 2019 18:14

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vazhdon të diskutojë dhe studiojë mundësinë e zgjerimit në 48 ekipe numrin e pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2022 në Katar, garantoi sot presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke përmendur mundësinë për të luajtur ndonjë ndeshje në vendet fqinje.

“Ne mendojmë se për të zgjeruar në 48 numrin e ekipeve të pjesëmarrësve në Botërorin 2026 është një vendim i mirë dhe ne po studiojmë mundësinë për ta bërë që në vitin 2022. Katari është treguar i hapur ndaj kësaj ideje”, tha Gianni Infantino gjatë një konference për shtyp, në përfundim të tre ditëve të samitit të FIFA-s në Marakesh, kryeqyteti turistik i Marokut.

“Shumica e federatave dëshiron që kjo të bëhet. Por duhet të shihet nëse është e mundur në nivel organizimi. Sigurisht që do të jetë e vështirë për të organizuar një Kupë Bote me 48 ekipe vetëm në Katar. Ideja është që të organizohet ndonjë ndeshje në vendet fqinje”, insistoi kreu i FIFA-s.

Por Katari aktualisht është në mes të një krize diplomatike madhore me disa prej fqinjëve të tij, me në krye Arabinë Saudite, që e komplikon mundësinë për të organizuar ndeshje në vendet fqinje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...