I vënë në krye të Partizanit për vetëm 6 muaj, Skënder Gega ia doli të bindë drejtuesit e klubit dhe të marr një kontratë të re 1-vjeçare sezonin e kaluar. Sot, “Të Kuqtë” nuk kanë më frikë të dalin hapur e të pranojnë se janë në luftë për titullin kampion, i cili do të ishte numër 16-të për historinë e klubit kryeqytetas.
Trajneri Gega sot ka rinovuar kontratën me Partizanin, kanë qenë pikërisht drejtuesit e klubit që i kanë ofruar atij një kontratë të re edhe për një vit e gjysmë, natyrisht me përmirësime financiare. Kështu ka bërë me dije Supersport, që sipas tyre marrëveshja do të bëhet publike shumë shpejt.
Krijoi një Partizan që kishte vite që ishte zhdukur, një skuadër konkurruese, e fortë për kundërshtarët dhe solide, duke u konfirmuar javë pas jave. Me qetësinë e tij, me saktësinë në fjalë dhe vepra, 58-vjeçari ia ka dalë të krijojë ëndrrën titull tek Partizani dhe tani klubi e mbështet atë maksimalisht me këtë kontratë të re.