Me eliminimin e shpejtë të Novak Djokovic, parashikohej një finale e sigurt mes Roger Federer dhe Rafael Nadal në US Open. Por, turneu Grand Slem nuk e fiton prej 11 vitesh vazhdon të jetë i “mallkuar” për tenistin zvicerian. Legjenda e tenisit botëro zhgënjeu pritshmëritë, duke u eliminuar në çerekfinale, pas humbjes 3-2 me sete kundër Grigor Dimitrov.
Bullgari që në karrierën e tij nuk kishte fituar asnjëherë ndaj “Mbretit” Roger dhe në të gjitha përballjet mes tyre kishte marrë vetëm dy gejme, arriti të triumfonte, duke përfituar edhe nga dëmtimi në shpinë i rivalit të tij. Problemet fizike kushtëzuan lojën e Federer, që kryesoi 2-1 në tre setet e parë. Por, zviceriani u dorëzua në dy setet finalë, duke I thënë lamtumirë objektivit për të fituar titullin kampion në US Open për herë të parë që nga viti 2008. Eliminimi i Roger Federer dhe ai i mëparshëm i Novak Djokovic rrit ndjeshëm kuotat e Rafael Nadal si favorit kryesor në turneun Grand Slem amerikan.
Nuk kishte supriza në çerekfinalet për femra. Serena Williams nuk njeh rivlë, duke siguruar kualifikimin me fitoren e lehtë kundër kinezes Wang. Tenistja amerikane mbylli sfidën 2-0 me sete në vetëm 44 minuta, ndërsa i lejoi kundërshtares së saj vetëm një gejm në shifrat përfundimtare (6-1, 6-0). Për Serena Williams kjo është hera e 38 në gjysmëfinalet e një turneu Grand Slam, ndërsa në rrugën e saj drejt trofeut të 24 dhe barazimit të rekordit të legjendës Margaret Court është Elina Svitolina.