REZULTATET/Kupa e Shqipërisë me surpriza: Tirana e Flamurtari prishin serinë fituese të Superiores

E mërkurë, 18 September 2019 19:51

Kanë përfunduar 90 minutat e vajtjes në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, duke siguruar edhe befasi ndër 16 ndeshjet e zhvilluara. Në grupin A, asnjë problem për Partizanin (0-3) që, edhe pse me shumë ndryshime në formacion, nuk mund të mos bënte diferencën me Vorën. Solomon, Braun dhe Çinari ndoshta mund ti japin pak më shumë qetësië Lerdas, pas luhatjeve në kampionat. Fitore pa probleme edhe për Teutën (0-2) ndaj Tërbunit, me golat e Vecaj e Gashit. Befasinë e madhe e bëri barazimi i Tiranës pa gola në Shënkoll, që megjithatë nuk e komplikon kualifikimin e Memës, që mban të pamundur skuadrën në këtë start sezoni. Përmbyset Flamurtari ndaj një skuadre si Veleciku, që lufton për të mos rënë nga Kategoria e Parë: 3-2 janë dorëzuar vlonjatët, që njohin vetëm humbje

GRUPI A
Vora-Partizani 0-3
Solomon 64′, Braun 74′, Çinari 78′
Tërbuni-Teuta 0-2
Gashi 72′, Vecaj 88
Veleçiku-Flamurtari 3-2
Çokaj pen. 4′, Dyca 69′, Banushaj 90′ / Hoxhaj 14′, 20
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Doçi 33′, Lama pen. 35′ / Sefgjeni 15′
Burreli-Vllaznia 0-1
Uenderson 25′
Erzeni-Dinamo 3-0
Dikson 21′, Rezi 54′, Xhixhiua 84′ /
Korabi-Besëlidhja 2-1
Dida 68′, Gjongecaj 80′ / Merdini 62′

Nuk mund të kishte probleme për Kukësin në Grupin B, me skuadrën e Duros që imponohet 1-3 në transfertë përballë Shkumbimit. Turnover nuk ishte fare problem për Blutë, që iu gëzuan golave të Maliqit, Kamara dhe Dakut me penallti, duke bërë të pavlerë penalltinë e Koreshit. Fjala derbi nuk e karikon dot Devollin, aq sa për ti rezistuar Skënderbeut, që e shkatërron 1-4, duke hipotekuar kualifikimin falë golave të Ditës, Vitijës, Pollozhanit e Mujës. Në ndeshjet e tjera Laci barazon pa gola në Elbasan, fitojnë edhe Bylis, Luftëtari e Lushnja, ndërsa fitoren më të lehtë e mori Apolonia: pa luajtur fare 3-0 ndaj Kamzës që nuk u paraqit në Fier.

Grupi B
Shkumbini-Kukësi 1-3
Koreshi pen. 31′ / Maliqi 6′, Kamara 35′, Daku pen. 71′
Devolli-Skënderbeu 1-4
Tako 80′ / Dita pen. 45′, Vitija 79′, Pollozhani 89′, Muja 91′
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Fili 90′
Pogradeci-Bylis 0-4
Ndreca 20′, 49′, Opoku 67′, Goxhaj 76′
Egnatia-Besa 0-1
Hoxha 66′
Lushnja-Orikumi 2-1
Allkanjari 14′, 52′ / Dhrami 8′
Apolonia-Kamza 3-0 në tavolinë (Kamza nuk u paraqit)

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 19:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...