Rendita e FIFA-s, ngec Shqipëria, Kosova nuk ndalet

E Enjte, 19 September 2019 12:45

Fitorja me “poker” golash përballë Islandës mbajti të ndezur ëndrrën e Shqipërisë për të siguruar një biletë për në “Euro2020” por nuk ka pasur asnjë ndikim në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1372 pikë, kuqezinjtë renditen në vendin e 64-ët, asnjë ndryshim nga renditja e fundit.

Ndryshe nga Shqipëria, ishullorët kanë pësuar një rënie me 5 pozicione duke u renditur në vendin e 41-të. Një pozicion ka fituar rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin H, Turqia, duke u renditur në vendin e 36-të. Një pozicion ka fituar dhe Franca duke u renditur në vendin e dytë.

Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket kreut i cili vijon të jetë pronë e Belgjikës. Vijon progresin e madh përfaqësuesja e Kosovës e cila renditet në vendin e 119-të duke fituar një tjetër pozicion.

Kjo paraqitje e Kombëtares dardane nuk ka kaluar në heshtje teksa FIFA ka vendosur të publikojë lajmin pikërisht duke iu referuar rrugëtimit fantastik të Kosovës e cila njeh vetëm rritje në renditjen e FIFA-s.

Login to post comments