ZBULOHET E VËRTETA: Sherri Lukaku-Brozovic, Conte bëri "sehir" për një motiv!

E Enjte, 19 September 2019 16:16

Sipas "Sportmediaset", sherri mes Lukakut dhe Brozovic nuk ka ndodhur në fund të ndeshjes së barazuar ndaj Slavia Praga në Champions, por menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ndërsa ishte i pranishëm edhe trajneri Antonio Conte, që çuditërisht nuk ka ndërhyrë.

Motivi? Trajneri zikaltër i la të shfryheshin futbollistët mes tyre, në mënyrë që kjo të sillte një reagim emotiv për pjesën e dytë dhe të fitohej ndeshja me grintë dhe nerv. Por, zikaltërit rrezikuan madje ta humbisnin sfidën. Në fund të ndeshjes, Lukaku u sqarua me Perisic, teksa trajneri në analizën që i ka bërë ekipit një ditë më pas, ka përdorur tone të forta duke u ndalur sidomos te fakti se sjellja që të tijtë treguan në 90 minuta nuk është e justifikueshme dhe nuk duhet të ndodhë më...

"Ju dua si në 8 minutat e shtesës! Ajo është skuadra që un stërvis", mësohet të ketë thënë trajneri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...