Disiplina vendos: ja dënimet për sherrin e madh në Kukësi-Tirana

E mërkurë, 25 September 2019 18:39

Pritej me interes vendimi i Komisionit të Disiplinës ditën e sotme për shkak të sherrit të madh që ndodhi në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes së “Elbasan Arenas”, ku lojtarët e Kukësit dhe Tiranës janë kacafytur me njëri-tjetrin në përfundim të kryendeshjes së javës së shkuar, e cila mbaroi me fitoren e verilindorëve për shifrat 2-1.

Sapo lojtarët kanë hyrë në tunel, një sherr i nisur në fushë mes Musollit dhe Kales u spostua në ambientet e stadimit me ekipiet që u përfshin thuajse totalisht. Madje ndërhynë dhe forcat e rendit, pasi Tefik Osmani kishte goditur një prej uniformave blu, sikundër u tha më pas, padashje. Gjithesi, disiplina ka vendosur vetëm të gjobisë Musollin dhe Torrasës, bazuar në raportin e delegatit Marjus Sulejmani. Ja vendimet e plota:

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj, në bazë të Nenit 65/2 dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. Lojtari i KF “Tirana”, Agustin Torassa, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

3. Lojtari i KF “Kukësi”, Besart Musolli, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

4. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Shkëndija” U-19, Ergi Ajazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Besa” U-19, Gevi Madani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Zyrtari i FC “Flamurtari” U-17, Robert Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...