Derbi i së dielës, mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në mbrëmje, në orën 19:00, dhe jo në orën 16:00 siç ishte parashikuar.
Lajmin e ka bërë të ditur FSHF, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Njoftimi i FSHF-së
Tirana – Partizani, ditën e dielë, ora 19:00
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky vendim është marrë pas garancisë që ka dhënë OSHE në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe pa probleme gjatë orarit të zhvillimit të Derbit të Tiranës.