Fitorja përballë Islandës ishte jetike për fatin e Shqipërisë në Grupin H, pa atë fitore çdo diskutim tani nuk do të kishte vlerë. Po aq e rëndësishme është shndërruar tashmë transferta përballë Turqisë më 10 tetor. Të gjithë në radhët e ekipet përfaqësues e dinë shumë mirë vlerën e këtij takimi, janë të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje që nuk duhet humbur, për të mos thënë është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Situata ku ndodhet Shqipëria por dhe ajo që ka prodhuar grupi H pas 6-të ndeshjeve e bënë këtë transfertë shumë përcaktuese.
Turqia kryeson grupin në kuotën e 15-të pikëve po aq sa dhe Franca, dy ekipe që për momentin kanë diçka më shumë se të gjithë, jo vetëm për sa i përket pikëve. Në vendin e 3-të renditet Islanda me 12-të pikë e ndjekur nga Shqipëria me 3 pikë më pak. Grupi H pritet të marrë formë të plotë pas 2 ndeshjeve të radhës. Turqia pret Shqipërinë më 10 tetor ndërsa 3 ditë më pas udhëton në Francë për tu përballur me Kampionët e Botës. Shqipëria shpreson jo vetëm të dalë e pamposhtur nga Stambolli por shpreson shumë që Franca e Deschamps të tregoi egon e tyre në dy sfidat e radhës kundër Islandës dhe Turqisë.
“Gjelat” mund ti japin një bonus të madh ekipit të Edy Rejas nëse fitojnë dy sfidat e radhës, por më shumë se sa për ti bërë ndër Shqipërisë, për Francën është një mundësi e madhe të marr e vetme kreun e Grupit H. Pa kthyer vështrimin nga Franca, Shqipëria fillimisht duhet të mendoj të thyej Turqinë, kjo nuk është e pamundur pasi në 5 përballjet e fundit kemi fituar 2 herë, në të dy rastet kemi fituar në transfertë por kanë qenë takime miqësore.