Juventus i ri i Sarri-t duket se po merr formë ndeshje pas ndeshje.
Grupi i bardhezinjve udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo, por një tjetër lojtar po luan në nivelet e portugezit, nëse jo më mirë. Po flasim për Miralem Pjanic, mesfushori boshnjak që po magjeps tifozët me lojën, golat dhe asistet e tij.
Paraqitjet e yllit të Juventus-it nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga CIES, qendra e studimeve sportive, që ka kurorëzuar Pjanic si lojtarin më të mirë të Europës deri në këtë moment, me një vlerësim 97.6.
Podiumi plotësohet nga dy lojtarë të tjerë të Serisë A, me yllin e ri të Inter-it, Stefano Sensi, i cili renditet në vendin e dytë me 94.7, i ndjekur nga sulmuesi i Atalanta-s, Papu Gomez, i cili ka grumbulluar deri tani 94.5 pikë me paraqitjet e tij.