(FOTOT)/Hotel super luksoz dhe stadiumi dy hapa larg, Shqipëria akomodohet në Stambollin "aziatik"

E Enjte, 10 October 2019 16:53

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Stamboll, ku sot do të kryejë edhe stërvitjen e fundit dhe daljen për mediat në stadiumin e Fenerbahces "Stadio Şükrü Saraçoğlu". 

 

Pikërisht "dy hapa" larg këtij stadiumi ndodhet edhe hoteli ku janë akomoduar kuqezinjtë dhe që është super luks. Bëhet fjalë për Wyndham Grand Istanbul Kalamis Marina Hotel, që është ndërtuar vitet e fundit dhe ndodhet në portin turistik të Kalamis, në pjesën aziatike të Stambollit.

Dy pishina të hapura dhe një pishinë brenda, 8 restorante dhe ushqime të ndryshme, edhe pse kombëtarja udhëton gjithmonë me kuzhinierin personal, që përgatit edhe dietën. Ndodhet 30 km nga aeroporti Sabiha Gocken dhe 28 km duke përshkruar Eurasia Tnnel nga Aeroporti Ataturk. Në port gjendet edhe një anije që udhëton nëpër ishujt e ndryshëm.

Çmimi mesatar për një natë shkon deri në 160 euro nata për dhomë normale, ndërsa me pamje nga deti deri ne 300 euro.

Login to post comments