Skandal, peshëngritësi shqiptar rezultoi pozitiv në testin anti doping

E Enjte, 10 October 2019 21:29

Një tjetër peshëngritës shqiptar ka rezultuar pozitiv nga testet e dopingut në garat olimpike 2012.

Bëhet fjalë për peshëngritësin Endri Karina i cili i është nënshtruar ritestimeve të anti dopingut me anën e një mostre urine që i janë marrë gjatë aktivitetit në 2012.

Në atë kohë Karina rezultoi i pastër por 7 vite më vonë pas ritestimit ai rezultoi pozitiv. Për sportistin është marrë vendimi për një pezullim të përkohshëm nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Endri karina garoi në garën e 94 kg në 2012 duke arritur vendin e 14. Për shkak se 7 prej lojtarëve rezultuan pozitiv në testet antidoping, Karina u ngjit në vendin e shtatë. Ai u bë lojtari i 8 i garave të Londrës duke vendosur rekord si lojrat olimpike më të pista.

Login to post comments