Brazili nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Senegalit, në miqësoren e zhvilluar në Singapor.
Seleçao nuk bindi me lojë, edhe pse e nisi shumë mirë ndeshjen, me Firminon që zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur.
Në fundin e pjesës së parë, Sadio Mane tregoi të gjithë klasin e tij duke shmangur Dani Alves dhe Marquinhos, me këtë të fundit që e pengoi në zonë sulmuesin e Liverpool. Gjyqtari nuk kishte dyshime duke akorduar penallti për Senegalin. Nga pika e bardhë Diedhiou u tregua i saktë, duke barazuar shifrat.
Në pjesën e dytë, Brazili u përpoq të gjente golin e fitores, por Neymar humbi një shans të artë i vetëm përballë portierit.