Hysaj flet për Telesport, tregon gjendjen e tij shëndetësore nga stadiumi

Premte, 11 October 2019 19:24

Kapiteni Elseid Hysaj nuk mund t'i ndahet kombëtares kuqezi. Ai i është bashkuar ekipit, madje po rri afër djemve. Shkodrani është dhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa ka zbritur dhe në fushën e stadiumit të Stambollit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e Turqisë kundër Shqipërisë.

Korrespondenti i Telesportit, Fatlum Kurtaj, ka arritur t'i marrë një prononcim të shkurtër duke e pyetur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Mbrojtësi i krahut konfirmoi se është mirë. "Jam mirë", - tha lojtari i Napolit.

25-vjeçari pati një përplasje shumë të fortë në sfidën kundër Torinos të mbyllur me rezultatin 0-0 që e mban larg fushave për 1 muaj. Ai humbi dy sfidat e rëndësishme të kombëtares.

Login to post comments