Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë një foto të Kombëtares së Shqipërisë, e cila sot në orën 20:45 minuta pritet të zbresë në fushë për të sfiduar kombëtaren e Turqisë në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”.
Kreu i Shtetit uron djemtë e Kombëtares në sfidën e sotme, ndërsa shpreson dhe uron që të fitojnë ndeshjen përballë turqve në Stamboll.
“Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar! 🇦🇱👐””-shkruan Meta.