Cikalleshi,Bare dhe Trashi i japin fitoren Shqipërisë në pjesën e parë

Hënë, 14 October 2019 21:22

Shqipëria ka konkretizuar startin e vrullshëm të ndeshjes në Kishinau, teksa në minutën e 22-të Sokol Cikalleshi është treguar gjakftohtë në zonë duke finalizuar në mënyrë perfekte me të djathtën një top që po endej para portës së Moldavisë. Pak minuta më pas shënon edhe Bare. Por Kombëtarja jonë nuk u ndal këtu, kur duheshin edhe 5 minuta nga fundi i pjesës së parë mendoi Trashi për një tjetër rrjetë, duke e çuar rezultatin në pjesë të parë 0-3. 

Në festë tifozët kuqezi të pranishëm në “Zimbru Stadium” që po dhurojnë një performancë të jashtëzakonshme.

Modifikuar më Hënë, 14 October 2019 22:56
Login to post comments