Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Do të duhet të kthehemi shumë kohë pas për të gjetur një pjesë loje si ajo 45 minutave në Moldavi për Kombëtaren shqiptare, e cila arriti të realizojë 3 gola. Ajo që është më e rëndësishëm në këtë fazë të eliminatoreve, është rikthimi i besimit dhe mbi të gjitha i lojës së bukur të kuqezinjve. Reja ka rikthyer besimin.
I përhershmi Sokol Cikalleshi shënoi në minutën e 22-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Keidi Bare dyfishoi në minutën e 34. Më pas, ishte radha e debutuesit Lorenc Trashi të shënojë një gol mjaft të bukur.
Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjtë e drejtuar nga Reja zhvilluan një lojë të mirë dhe qershia mbi tortë erdhi nga Manaj ne minutën e fundit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Francë-Turqi u mbyll 1-1, ndërsa Islandë-Andorra 2-0.